Në 70 vjet, ne jemi rritur nga një laborator vendas në një nga kompanitë farmaceutike gjenerike në majat e renditjes globale.
Përparësia jonë konkurruese qëndron në përvojën tonë të pasur, mentalitetin e orientuar drejt zhvillimit, zgjidhjet inovative, barnat gjenerike me cilësi të lartë, investimet e vazhdueshme në teknologjitë e përparuara dhe në një rrjet të gjerë prodhimi, regjistrimi, marketingu dhe shitjeje.
Strategjia jonë na pozicionon si një kompani farmaceutike gjenerike. Furnizimi dhe prodhimi ynë i qëndrueshëm, që tejkalon 18 miliardë tableta dhe kapsula, na bëjnë një partner të fortë për pacientët dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në trajtimin e sëmundjeve më të zakonshme.
Ne, me shitjet e produkteve dhe shërbimeve tona, gjenerojmë më shumë se 1.9 miliardë euro në vit duke u renditur ndër kompanitë kryesore farmaceutike gjenerike në botë. Produktet gjenerike inovative, investimet dhe zgjerimi në tregje të reja garantojnë rritjen e pjesës së tregut dhe performancë të mirë të biznesit.
Ne jemi të përkushtuar ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit dhe dedikojmë 10% të të ardhurave për kërkimin dhe zhvillimin. Kur bëhet fjalë për shëndetin, vetëm më e mira është mjaftueshëm e mirë. Kjo është arsyeja pse ne planifikojmë me përpikmëri zhvillimin e çdo bari. Ne kontrollojmë të gjitha fazat e prodhimit të tij, nga zhvillimi i lëndës vepruese deri te prodhimi i produktit përfundimtar, për të siguruar cilësi gjatë gjithë ciklit të tij jetësor.