Krka është bërë sinonim i cilësisë, pasi cilësia është baza mbi të cilën ne zhvillojmë dhe prodhojmë produktet tona. Cilësia është e një rëndësie strategjike dhe diçka që na jep një avantazh konkurrues.

Cilësia është e përfshirë në çdo aspekt të produkteve tona gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës.

Produktet e cilësisë më të lartë janë prioriteti kryesor për të gjithë punonjësit e Krka. Ne monitorojmë me kujdes produktet gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës – nga zhvillimi i tyre deri te hedhja në treg dhe kohëzgjatja e afatit të ruajtjes së tyre.

Analizat janë një pjesë thelbësore e sigurimit të cilësisë. Ne i kryejmë ato në laboratorët më të avancuar. Ne kontrollojmë të gjitha lëndët e para dhe produktet e gatshme, ato të prodhuara në Krka dhe ato të furnizuara nga partnerët tanë. Ne vazhdimisht optimizojmë proceset e punës dhe rrisim kapacitetet laboratorike për t’u siguruar që mund t’i furnizojmë tregjet me produktet tona në kohë.

Zgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para

Sistemi i cilësisë aplikohet që në inspektimin e lëndëve të para të përdorura në prodhimin e produkteve të gatshme (lëndë vepruese, eksipientë, materiale paketimi). Ne auditojmë furnitorët tanë dhe vlerësojmë rreziqet. Ne ekzaminojmë lëndët e para në laboratorët e kontrollit dhe personat përgjegjës, pasi vlerësojnë cilësinë, miratojnë përdorimin e tyre në prodhim.

Prodhimi nën mikroskop

Prodhimi i lëndëve vepruese dhe produkteve farmaceutike të gatshme bëhet sipas procedurave të përcaktuara, të cilat respektohen me rreptësi. Të gjitha objektet dhe pajisjet tona të prodhimit janë të kualifikuara në mënyrë adekuate dhe personeli ynë është shumë i pregatitur. Ne monitorojmë nga afër prodhimin e çdo serie produkti dhe shqyrtojmë të gjitha dokumentet përkatëse të prodhimit dhe analitike. Bazuar në këtë, ne mund të konfirmojmë se produktet tona janë bërë në përputhje me procedurat e përshkruara dhe udhëzimet e praktikave të mira dhe plotësojnë kërkesat e autorizimit të tregtimit.

Vlerësimi para plasimit në treg të një produkti

Të gjitha seritë e produkteve të prodhuara vlerësohen në përputhje me standardet e praktikës së mirë të prodhimit dhe kërkesat e regjistrimit. Ato vlerësohen nga persona të kualifikuar (QP) për lëshimin e serive individuale në treg. Vlerësimi i tyre merr parasysh ligjet e vendeve ku tregtohen produktet tona. Kur konfirmohet cilësia e produktit, inventarët e magazinës lëshohen dhe produktet përgatiten për transport te distributoret me shumicë ose klientët.

Nga vlerësimet tek përmirësimet

Ne percjellim vlerësimet nga tregjet dhe sigurinë e produkteve tona në përdorim të përditshëm dhe verifikojmë cilësinë e tyre gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre. Pacientët tanë janë gjithmonë të parët, nga analizimi i nevojave të tyre gjatë zhvillimit të produkteve tona, deri te monitorimi i përvojës së tyre kur ata fillojnë t’i përdorin ato. Kjo është mënyra jonë për të ruajtur besimin e tyre ndërkohë që mbetemi një nga prodhuesit kryesorë gjenerikë në botë. Kujdesi për sigurinë dhe cilësinë e produktit nuk përfundon kurrë.

Vazhdo shfletimin

Multiparty banner 1

TEKNOLOGJIA MË E FUNDIT

Ne sigurojmë cilësi të lartë, siguri dhe efikasitet të barnave tona me teknologjinë më të fundit.

MË SHUMË

PRODUKTET

Ne ofrojmë një trajtim të sigurt dhe efektiv me produkte të cilësisë së lartë.

MË SHUMË

QËNDRUESHMËRIA (ESG)

Ne e konsiderojmë veten të suksesshëm kur suksesi ynë ka një ndikim pozitiv në mjedisin natyror dhe social.

MË SHUMË