Ne prodhojmë produkte mjekësore të testuara klinikisht. Studimet e bioekuivalencës janë një nga etapat thelbësore në rrugën e kalimit nga prototipat, të krijuara përmes kërkimit dhe zhvillimit, tek produktet mjekësore të përshtatshme për përdorim në trajtimin e sëmundjeve.

Duke matur përqendrimin në gjak të lëndëve vepruese, këto studime konfirmojnë bioekuivalencën e produkteve mjekësore të Krka me produktet mjekësore referencë, duke vërtetuar kështu krahasueshmërinë e efikasitetit dhe sigurisë së tyre. Metodat bioanalitike të përdorura në laboratorët tanë më të avancuar dhe të automatizuar bioanalitikë mund të zbulojnë edhe përqendrimet më të ulëta të lëndëve vepruese në materialet biologjike. Ne kemi futur në përdorim teknikat moderne më pak invazive të marrjes së mikromostrave.

Bazuar në këto rezultate, ne marrim autorizimet e tregtimit për produktet tona mjekësore.

Krka është një nga kompanitë e pakta farmaceutike gjenerike që kryen studime klinike pas marrjes së qertifikates se autorizimit. Këto studime ofrojnë njohuri të vlefshme për trajtimin e përgjithshëm – nga diagnoza e sëmundjes, zgjedhja e saktë e barit dhe dozimi i tij, deri te efikasiteti i produkteve tona.

Provat klinike

Siguria, cilësia dhe efikasiteti i provuar.
350,000+
pacientë
30
vende
90+
produkte

Studimet klinike të mbështetura nga Krka kontribuojnë ndjeshëm që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin vendimet e duhura dhe të besueshmekujdesin e përditshëm të pacientit, si dhe në suksesin e trajtimit dhe përparimet mjekësore.

Standardet e larta etike, udhëzimet dhe rregulloret e duhura qëndrojnë në themel të studimeve klinike të kryera me barnat e Krka. Kjo na lejon t’u ofrojmë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe autoriteteve rregullatore të dhëna shtesë për barnat tona dhe një kuptim më të madh të praktikës klinike në jetën reale.

Vazhdo shfletimin

Multiparty banner 1

RRETH NESH

Ne po konsolidojmë vazhdimisht pozicionin tonë si një nga kompanitë kryesore farmaceutike gjenerike në botë.

MË SHUMË

FUSHAT TERAPEUTIKE

Mësoni më shumë rreth fushave tona kryesore terapeutike.

MË SHUMË

SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA

Besimi në barnat e Krka’s fillon në laboratorët tanë të zhvillimit dhe objektet e prodhimit.

MË SHUMË