Njoftim ligjor

Kjo faqe e internetit është në pronësi të dhe ofrohet nga:

KRKA, d.d., Novo mesto
Zyra e Pӫrfaqӫsisӫ Prishtinӫ
Rr. Enver Maloku Objekti Redoni B 1A 1/2, Prishtinë

Faqet e tanishme të faqes së internetit janë krijuar për të ofruar informata të përgjithshme për Krka’n si dhe për produktet dhe shërbimet e saj.

KUSHTET E PËRDORIMIT

Nëse e hapni apo shfletoni cilëndo faqe të faqes së internetit të Krka’s, ju i pranoni të gjitha kufizimet dhe kushtet e përdorimit që janë theksuar më poshtë. Luteni që të mos e përdorni këtë faqe të internetit nëse nuk pajtoheni me të gjitha kushtet e përdorimit. Ju këshillojmë që ta vizitoni faqen tonë të internetit herë pas here dhe t’i lexoni Kushtet e Përdorimit dhe Politikën e Privatësisë në fuqi, meqë ato janë ligjërisht detyruese.

Krka e menaxhon, mbikëqyr dhe përditëson faqen e internetit të Krka’s në Novo mesto, Slloveni. Faqet aktuale të internetit janë menduar për t’u përdorur ndërkombëtarisht. Krka nuk garanton se të dhënat e publikuara në faqet e internetit janë valide në mbarë botën, se të gjitha produktet dhe shërbimet janë në dispozicion në çdo vend apo në çdo formë, paketim dhe në kushte të barabarta. Kur u qasen faqeve aktuale të internetit dhe kur i shfletojnë ato, përdoruesit duhet t’i respektojnë dispozitat ligjore në fuqi në vendin e tyre.

Informatat dhe të dhënat që janë në dispozicion në faqet e internetit të Krka’s janë vetëm për qëllime të informimit dhe nuk ofrojnë baza për marrëdhënie ligjërisht detyruese apo për krijimin e ndonjë marrëdhënieje të tillë, përveç nëse është përcaktuar qartë ndryshe (p.sh. publikimi i ofertave zyrtare, materialeve promovuese etj.).

Informatat për Krka’n, produktet, shërbimet dhe letrat me vlerë të saj që prezantohen në faqet e internetit të Krka’s nuk kuptohen si ofertë për produkte, shërbime apo letra me vlerë. Informatat për produktet dhe/ose substancat aktive që prezantohen në faqet e internetit të Krka’s janë informata të përgjithshme vetëm për gamën e përgjithshme të produkteve të Krka’s. Luteni të vini re se këto informata nuk mund të konsiderohen si ofertë, përveç nëse është përcaktuar qartë ndryshe.

Të treguarit e produktit dhe/ose substancës aktive në faqet e internetit të Krka’s nuk do të thotë se Krka e ka vendosur aktualisht produktin dhe/apo substancën aktive të treguar në treg dhe se e ka ofruar atë në vendin e interesit për vizitorin e faqes së internetit apo në vendin në të cilin vizitori i faqes në internet ka hyrë në atë faqe. Luteni të kontrolloni pranë Krka’s, filialeve të saj apo përfaqësive të saj jashtë vendit nëse Krka aktualisht e tregton dhe e ofron për shitje produktin apo substancën aktive për të cilën jeni të interesuar në vendin tuaj.

Mohimi i përgjegjësisë

Për të siguruar informata të sakta dhe të dhëna të përditësuara në faqet e saj, Krka i ka dizajnuar faqet e saj të internetit me kujdes të duhur dhe synon të vazhdojë ta bëjë këtë. Megjithatë, Krka nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë apo plotësinë e informatave. Krka gjithashtu e rezervon të drejtën për ta ndryshuar përmbajtjen e faqeve aktuale të internetit në çdo kohë dhe në çfarëdo mënyre, pavarësisht arsyes dhe pa njoftim paraprak. Përdoruesit e faqes i përdorin të dhënat e lëshuara ekskluzivisht në rrezikun e tyre. Krka dhe çdo person tjetër juridik apo fizik që ka bashkëpunuar në dizajnimin dhe prodhimin e faqeve aktuale të internetit heq dorë shprehimisht nga çdo detyrim apo përgjegjësi për çdo dëmtim që mund të lindë apo që mund të lidhet me qasjen në informatat nga faqet aktuale të internetit, përdorimin apo pamundësinë për t’i përdorur ato dhe/apo për çdo gabim apo mangësi në përmbajtjet e tyre.

Informatat e ofruara në faqen e internetit të Krka’s nuk synojnë në asnjë mënyrë që të japin këshilla apo udhëzime mjekësore profesionale për trajtimin e çfarëdo sëmundjeje me produktet e Krka’s. Luteni të konsultohuni me ndonjë mjek apo farmacist para se ta përdorni cilindo produkt të Krka’s.

Mund të ndodhë që cilido përdorues i faqeve të internetit të Krka’s të përgjigjet duke postuar informata të ndryshme. Krka heq dorë nga çdo përgjegjësi në këtë aspekt. Luteni të vini re se informatat e tilla nuk janë konfidenciale dhe nuk janë nën mbrojtjen e të drejtave të autorit. Krka e rezervon të drejtën për ta përdorur lirshëm çdo informatë të tillë, që ta shpërndajë dhe t’ia zbulojë atë çdo pale tjetër pa kufizime dhe që ta përdorë atë pa e cituar burimin. Krka e rezervon të drejtën për t’i përdorur edhe (por jo vetëm) idetë, konceptet, njohuritë, përvojën dhe teknikat që janë subjekt i çdo informate të tillë apo informatat që mund t’i përmbajnë ato. Krka mund t’i përdorë informatat e tilla në diskrecionin e vet për çdo qëllim të përzgjedhur.

VEGËZAT ME FAQET E TJERA TË INTERNETIT

Faqet e tanishme të faqeve të internetit përmbajnë edhe informata nga personat e tretë dhe vegëza me faqet e internetit të personave të tretë. Nëse e konsiderojmë këtë të përshtatshme, ne mund t’i shënojmë ato në mënyrë të përshtatshme. Krka nuk ka njohuri për përmbajtjen e faqeve të faqeve të internetit të palëve të treta dhe, për këtë arsye, nuk merr asnjë përgjegjësi për informatat e tyre.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Të gjitha informatat dhe imazhet e paraqitura në faqet e internetit të Krka’s janë subjekt i mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale, në kuadër të kornizës së lejuar ligjërisht. Dokumentet e publikuara në faqet aktuale të faqes së internetit mund të riprodhohen vetëm për qëllime jokomerciale dhe personale, ndërsa duhet të respektohen të gjitha njoftimet e lartpërmendura përkitazi me mbrojtjen e të drejtave të autorit apo të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale. Informatat që i përmbajnë faqet aktuale të internetit nuk duhet të kopjohen, shfaqen, shkarkohen, modifikohen, riprodhohen apo shpërndahen në ndonjë mënyrë tjetër për qëllime komerciale pa pëlqimin e qartë me shkrim të Krka’s. Emrat e markave dhe markat tregtare që shfaqen në këto faqe janë marka të regjistruara të Krka’s, ose Krka ka të drejtë t’i përdorë ato.

Politika e privatësisë

Pajtueshmëria me legjislacionin në fuqi 
Në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (BE) 2016/679 dhe legjislacionin tjetër në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Krka i mbron me kujdes të veçantë informatat e marra nga përdoruesit e faqes së saj të internetit dhe të dhënat personale të tyre. Luteni që për mbledhjen, ruajtjen, përdorimin dhe shpërndarjen e të dhënave personale nga ana jonë të lexoni më shumë në tekstin e mëposhtëm.

Çfarë lloji të të dhënave personale e mbledhim në faqen tonë të internetit?
Ju mund ta përdorni faqen tonë të internetit pa i shënuar të dhënat tuaja personale. Nga ju kërkohet që t’i dorëzoni të dhënat tuaja personale vetëm nëse e porositni ndonjërin nga produktet apo shërbimet tona.

Ne i mbledhim të dhënat personale vetëm kur ju i dërgoni ato tek ne apo kur abonoheni në buletinin tonë, duke iu qasur përmbajtjes në faqen tonë të internetit apo duke marrë pjesë në garat tona. Ne i mbledhim të dhënat tuaja personale edhe kur ju e plotësoni formularin tonë të Raportit të ngjarjeve të padëshiruara apo kur e rezervoni ndonjërin nga hotelet tona, kur i porosisni produktet apo shërbimet tona nëpërmjet postës elektronike apo kur na e dërgoni ndonjë pyetje për porosinë tuaj ose, në situata të ngjashme, kur vendosni të na i dërgoni të dhënat tuaja personale.

Krahas të dhënave personale që na i dërgoni, ne i mbledhim edhe informatat me cookies. Informatat e tilla mund të përfshijnë faqet e internetit nga të cilat e keni vizituar faqen tonë të internetit, faqet e internetit që i vizitoni nga faqja jonë e internetit dhe kohëzgjatjen e vizitës suaj në faqen tonë të internetit. Ne i anonimizojmë menjëherë tri shifrat e fundit të IP adresës suaj, duke e parandaluar kështu në mënyrë efikase identifikimin tuaj bazuar në këto informata. Ne mund t’i përdorim këto informata për t’ju identifikuar, por kjo nuk është ajo që ne bëjmë.

Për cilat qëllime i procedojmë të dhënat që i dorëzoni përmes faqes sonë të internetit? 
Të dhënat që na i dërgoni apo që ne i mbledhim me cookies, mund të procedohen për këto qëllimet: për qëllime statistikore dhe për identifikimin e demografisë dhe interesave të përdoruesve të faqes së internetit, por vetëm ashtu që të mos mund të identifikoheni; për diagnostikimin e problemeve me serverin tonë dhe për administrimin e faqes sonë të internetit; për t’jua ofruar produktet apo shërbimet që i keni porositur përmes faqes sonë të internetit ose për qëllime të tjera që ju i keni kërkuar apo me të cilat jeni pajtuar, përveç nëse kërkohet ndryshe me ligj.

A i bartim ne të dhënat tuaja personale tek kompanitë e tjera?
Vetëm kompania përgjegjëse për faqen e internetit të Krka’s ka qasje në të dhënat tuaja personale. Krka e ka lidhur një kontratë për procedimin e të dhënave personale me këtë kompani dhe ne garantojmë se ajo është në përputhje me të gjitha rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ku i ruajmë ne të dhënat personale që ju i dorëzoni përmes faqes sonë të internetit? 
Të dhënat tuaja personale ruhen në serverët tanë që ne i menaxhojmë vetë. Partnerët tanë të biznesit, të cilët në disa raste ruajnë të dhëna personale për ne, e sigurojnë një nivel të mbrojtjes që është të paktën ekuivalent me atë që e kemi ne në Krka. Të dhënat tuaja personale nuk u transmetohen palëve të treta në asnjë formë, përveç kompanisë përgjegjëse për faqen e internetit të Krka’s ose nëse kjo kërkohet nga autoritetet ligjore.

Publiku profesional
Disa pjesë të kësaj faqeje të internetit mund të përmbajnë informata të cilave, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mund t’u qasen vetëm mjekët, farmacistët dhe veterinarët. Prandaj, ne duhet t’i mbledhim të dhënat për kontaktim dhe disa të dhëna personale të atyre mjekëve, farmacistëve dhe veterinarëve që duan të kenë qasje në informatat profesionale për produktet mjekësore. Në këtë rast, të dhënat personale përdoren si garanci që përmbajtja e faqes sonë të internetit është në dispozicion në përputhje me legjislacionin për produktet mjekësore. Saktësia e këtyre të dhënave është përgjegjësi e vetme e subjekteve të të dhënave. Të dhënat për kontaktim përdoren për të kontaktuar me subjektet e të dhënave sipas nevojës dhe kur është e nevojshme. Ne nuk i përdorim të dhënat personale dhe të dhënat për kontaktim për ndonjë qëllim tjetër dhe as nuk i bartim ato tek palët e treta.

Fëmijët
Faqja e internetit e Krka’s është menduar përgjithësisht për të rriturit. Nëse, kurdo, Krka e përgatit ndonjë përmbajtje të faqes së internetit për fëmijë dhe ua ofron produktet apo shërbimet e veta atyre, ajo do ta bëjë këtë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do ta marrë pëlqimin e duhur prindëror apo pëlqimin e mbajtësit të përgjegjësisë prindërore.

Cookies

Cookie është skedar i vogël që ruhet në kompjuterin tuaj kur ju e vizitoni një faqe të internetit për herë të parë. Faqja e internetit që e lëshon skedarin “cookie” e njeh atë kur ju e vizitoni atë faqe të internetit përsëri. Qëllimi i kësaj teknologjie është që ta përmirësojë funksionimin e faqes sonë të internetit dhe përvojën tuaj si përdorues. Cookies nuk konsiderohen të rrezikshme dhe janë gjithmonë të kufizuara në kohë.

Ato përdoren për qëllime të ndryshme: për të hyrë në një sistem, për shfaqjen e përmbajtjeve të ndryshme në faqe të internetit (p.sh. video), për analizim të vizitave, për mbështetje të shtojcave të rrjeteve sociale, për shfaqje të reklamave.

Ne i procedojmë të dhënat e mbledhura përmes cookies ekskluzivisht për qëllime statistikore, për të marrë të dhëna për demografinë, për të kuptuar se çfarë u intereson vizitorëve të faqes sonë të internetit (por vetëm duke e parandaluar identifikimin e tyre), për t’i diagnostikuar problemet me serverin tonë, për ta administruar faqen tonë të internetit dhe për të ofruar informata për produktet tona.

Luteni t’i përzgjidhni cookies që mund të aktivizohen në pajisjen tuaj..

Klikoni në Accept all cookies për t’i pranuar të gjitha cookies. Klikoni në Save my selection për t’i ruajtur cilësimet që i keni përzgjedhur.

Cookies rreptësisht të nevojshme          

Faqja jonë e internetit i përdor këto cookies për funksionim të duhur dhe për funksionalitetet bazë. Ato e mundësojnë përvojën bazë të përdoruesit.

CookieQëllimiKoha e skadimitKompania
 aspsession…ID e sesionitSesioniKrka 
cookieu… Cilësimet tuaja të cookies 1 vitKrka 

Cookies të analitikës           

Këto cookies e përmirësojnë përvojën e përdoruesit dhe ofrojnë funksionalitete shtesë, të cilat përndryshe nuk do të ishin të mundshme. Ato përdoren për të regjistruar informata për atë se si vizitorët e përdorin faqen tonë të internetit, në mënyrë që ne të mund ta përmirësojmë dhe avancojmë atë.

CookieQëllimiKoha e skadimitKompania
_gaPërdoret për t’i dalluar përdoruesit.2 vjetGoogle Analytics
_gatPërdoret për ta ulur shkallën e kërkesës.1 minutëGoogle Analytics
_gidPërdoret për t’i dalluar përdoruesit.1 ditëGoogle Analytics 

Cookies reklamues      

Këto cookies përdoren për t’i përshtatur reklamat për çdo përdorues individual.

CookieQëllimiKoha e skadimitKompania
_ym_uid 2 vjetYandex Metrica
uid   
_ym_d 1 vitYandex Metrica

Cookies sociale  

Rrjetet sociale kërkojnë cookies për funksionimin e duhur të shtojcave. Kjo e mundëson ndarjen e përmbajtjeve dhe lidhjen me miqtë në mediat sociale.

CookieQëllimiKoha e skadimitKompania
 _faID e përdoruesit2 vjetFacebook 
_tid ID e përdoruesit 2 vjetTwitter 

Të drejtat tuaja

Udhëzimet që synojnë t’ju ndihmojnë në ushtrimin e të drejtave tuaja janë publikuar në faqen për Të drejtat e subjekteve të të dhënave. Ju mund të kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale të cilat ne i procedojmë, ta kërkoni korrigjimin apo fshirjen e tyre apo ta kufizoni procedimin e tyre.

Ju gjithashtu mund të çregjistroheni nga marrja e e-maileve promovuese duke klikuar në “Unsubscribe” në fund të e-mailit.

Ndryshimet në Politikën e privatësisë, të publikuar në faqen e internetit të Krka’s

Krka e rezervon të drejtën për ta ndryshuar Politikën e saj të privatësisë, të publikuar në faqen e saj të internetit. Ne ju rekomandojmë që të ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ta rishikoni atë rregullisht. Në rast të ndonjë ndryshimi thelbësor në Politikën tonë të privatësisë, një njoftim për një ndryshim të tillë do të postohet në faqen tonë të internetit.

Siguria

Krka i përdor masat paraprake të sigurisë teknike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat tuaja nga manipulimi, humbja, shkatërrimi apo qasja nga personat e paautorizuar dhe është i certifikuar me ISO 27001. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë – ajo është e integruar si parazgjedhje në të gjitha sistemet tona dhe proceset e punës që përfshijnë sistemet e arkivimit të të dhënave personale. Puna jonë me sistemet e arkivimit përfshin zgjidhjet dhe qasjet më të reja teknologjike që e garantojnë mbrojtjen më të lartë të mundshme për ruajtjen dhe procedimin e të dhënave personale (kriptimi, politika e qasjes në të dhëna, regjistrat e qasjes në të dhëna etj.). Infrastruktura jonë siguron mbrojtje të vazhdueshme të të dhënave ndaj të gjitha kërcënimeve, duke përfshirë viruset dhe llojet e tjera të kodeve qëllimkëqija. Ne përdorim sisteme dhe procedura për zbulimin e kërcënimeve që na ndihmojnë t’i mbrojmë më mirë shërbimet tona dhe ta sigurojmë një nivel të lartë të sigurisë.

Kontaktet

Nëse keni ndonjë problem, pyetje apo nëse dëshironi t’u qaseni, t’i korrigjoni, bllokoni apo fshini të dhënat tuaja personale, luteni të na kontaktoni në info.xk@krka.biz.

Zhvillimi i vazhdueshëm i internetit kërkon përshtatje të herëpashershme në deklaratën tonë të privatësisë. Ne e ruajmë të drejtën për të bërë ndryshime kur është e nevojshme.

Përditësimi i fundit në qershor të vitit 2022

© Krka, tovarna zdravil, d.d., Novo mesto